Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Shkup, 12 nëntor – Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon sot në qendrat për shëndet publik dhe një pjesë të shtëpive të shëndetit në Shkup ku nuk bëhet vaksinimi kundër Kovid-19.

 

Janë furnizuar 40 000 vaksina katërvalente, ndërsa qytetarët të cilët janë paraqitur në faqen vakcinacija.mk do të marrin porosi SMS në të cilat do të shkruhet data ora dhe vendi për vaksinim.

“Ky është viti i katërt me radhë që sigurojmë vaksinim pa pagesë për të sëmurët kronikë, qytetarët mbi moshën 65-vjeçare, gratë shtatzëna, fëmijët dhe punonjësit shëndetësorë. Do të ketë edhe vaksinim në terren dhe atë në shtëpitë për të moshuarit, qendrat për dializë, për punonjësit shëndetësorë do të organizohet pikë në Institutin për shëndet publik, ndërsa në Shkup ku pritet edhe presion më i madh për vaksinim përveç në Qendrën për shëndet publik nga poliklinikat për vaksinim për grip sezonal do të dedikohen edhe ato në Gjorçe Petrov, Bit Pazar dhe në Idadia”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Theksoi se qëndrimi i Komitetit nacional për imunizim është se nuk ka kurfarë rreziku nëse dy vaksinat, ajo për grip sezonal dhe për Kovid-19 merren në të njejtën kohë, ndërsa nëse nuk merren në të njejtën kohë nuk ka dallim sa çfarë periudhe kohore do të jetë distanca mes dy vaksinimeve. Shtoi se përveç kësaj sasie të vaksinave, qendrat për shëndet publik u furnizuan me 11 000 vaksina komerciale prej të cilave 4000 janë në Shkup.

Related posts

Milloshoski: Nënshkrimet e “Levicës” do të hiqen nga nisma për rrëzimin e qeverisë

I Z

Gjyqtarët supremë mbajtën takim pune për Rregulloren e re

Z H

Ka ndërruar jetë vëllai i Nevzat Bejtës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More