Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon projekti për parkun e parë me erë Bogosllovec, investim prej 61 milionë euro

Shkup, 7 korrik – Në afërsi të fshatit Bogosllovec do të ndërtohet parku i parë privat me erë në shtetin tonë, investim që kushton 61 milionë euro. Në pranverën e vitit 2025 pritet të fillojë me punë dhe gjatë 25 viteve të ardhshme të sigurojë energji të gjelbër për rreth 20 mijë amvisëri në shtet.

 

“Parku i parë privat me erë në vend Bogosllovec në pronësi vendore sot po bëhet realitet. Ky projekt është kontribut shumë i rëndësishëm drejtë rikahëzimit të prodhimtarisë sonë kombëtare të energjisë elektrike drejtë burimeve ripërtëritëse dhe plotësimin e prodhimtarisë elektrike të përfshirë në operatorin shtetëror. Në parkun me erë Bogosllovec janë paraparë tetë turbina dhe fuqi prej 36 megavatë do ta ndajë kapacitetin ekzistues të erës në vend dhe do të kontribuojë drejtë uljes së emetimeve CO2 prej mbi 87.000 tonë në vit”, tha kryeministri Zoran Zaev në ceremoninë me rastin e fillimit të investimit.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi potencoi se ndërtimi i elektranës me erë “Bogosllovec” është investim nga një kompani vendore me të cilën do të rritet pjesëmarrja në energjetikën e prodhuar nga elektrocentralet me erë në shtet për 36 megavatë shtesë.

“Ky le të jetë shembull për të gjithë biznesmenët tanë – vendorë, por gjithashtu edhe të huajt të cilët janë më se të mirëseardhur që të investojnë në shtetin tonë që ta shfrytëzojnë mundësinë të investojnë në burimet ripërtëritëse të energjisë në shtetin tonë sepse ligjet tona atë tashmë e mundësojnë, përcaktimi ynë si Qeveri, si Ministri, si institucione të tjera të cilat janë të përfshira atë e mundësojnë në mënyrë transparente, konkurruese dhe të hapur ku të gjithë do të jenë të njëjtë”, tha Bekteshi.

Qeveria e miratoi ndërtimin e parkut me erë me kërkesë të “Top Impeks”, kompania projektuese e cila e zhvillon projektin për “Bogosllovec”. „Siemens Gamesa” do të prodhojë dhe do të instalojë tetë turbina me erë në këtë lokacion. Të mbushura nga rotorë me diametër prej 145 metra me lartësi të direkut prej 102,5 metra, këto turbina do të kenë kapacitet të plotë prej 36 MW pasi që të aktivizohen.

Projekti “Bogosllovec” duhet të kontribuojë për qëllimet e vendosura të shtetit që ta rikahëzojë prodhimtarinë kombëtare të energjisë elektrike, në të cilën ende dominon ligniti, drejtë burimeve të gjelbra. Shteti, dëshiron ta rrisë për më shumë se 50 për qind kapacitetin e tij kombëtar ripërtëritës deri në vitin 2024, që sjell 400 MW dhe 160 MW shtesë energji solare dhe të erës.

Related posts

Siljanovska: Në Kushtetutë nuk ka dorëheqje të revokueshme apo pa revokueshme, çfarë po bën Zaevi?

Z H

Meteo-alarm portokalli, Qeveria me rekomandime për mbrojtje

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë, deri më tani gjithsej 495.967 të vaksinuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More