Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon ndërtimi i transmetuesit 400-kilovoltësh Manastir – Elbasan

Shkup, 29 gusht – Me vendosjen e gurthemelit sot në afërsi të Ohrit do të shënohet fillimi i ndërtimit të transmetuesit 400-kilovoltësh Manastir (Maqedonia e Veriut) – Elbasan (Shqipëri), si pjesë e korridorit 8.

 

Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, në fillim të ndërtimit të këtij objekti kapital fjalim do të ketë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa fjalime do të kenë edhe ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bektheshi, i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ilir Bejta, drejtori i përgjithshëm i Operatorit të sistemit elektrotransmetues të Shqipërisë, Skerdi Drenova, si dhe Kushtrim Ramadani, drejtor i përgjithshëm i SHA MEPSO

Në këtë ngjarje, e cila është në organizim të SHA MEPSO, janë paraparë edhe fjalime të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së, si dhe të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Realizimi i këtij investimi në funksion të plotë do ta vendosë korridorin elektroenergjetik lindje – perëndim që nënkupton transit të rrymës nga Bullgaria, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë deri në Itali, theksojnë nga Qeveria.

Related posts

Urim nga Xhaferi me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke

Z H

Policia finansiare futet në komunën e Tetovës, flet Kasami

Z H

Nuhiu: Regjistrimi do të fillojë më 5 shtator, alternativë tjetër nuk ka!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More