Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon Muaji i Shenjtë i Ramazanit

Shkup, 2 prill – Besimtarët e besimit islam filluan agjërimin 30-të ditor të Ramazanit herët në mëngjesin e sotëm, duke përfunduar më 1 maj.  Gjatë agjërimit , besimtarët abstenojnë nga ngrënia dhe pirja nga lindja e diellit deri në perëndim e tij.

Sipas fesë islame, agjërimi, i cili është një nga shtyllat e Islamit, është obligim për të gjithë besimtarët për pastrimin e tyre fizik dhe shpirtëror. Besimtarët duhet të përmbahen nga fjalët dhe veprat e këqija me qëllim të pastrimit të përgjithshëm njerëzor. Agjërimi është obligim fetar për çdo besimtar të rritur, mysliman të shëndoshë, por nuk është i detyrueshëm për të sëmurët, gratë shtatzëna dhe punëtorët që bëjnë punë të rënda fizike.

Pas agjërimit të Ramazanit, më 2 maj është Fitër  Bajrami, i cili festohet tre ditë. Pastaj e gjithë familja mblidhet në një tryezë festive, dhe vizitohen afërmit dhe miqtë. Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik.

Dita e parë e Fitër Bajramit është festë shtetërore.

Në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis.ulema h. hfz. Shaqir efendi Fetai  theksoi se muaji i Ramazanit është muaj i begative të shumta, rast i formimit të personalitetit tonë, të pastrimit tonë shpirtëror dhe fizik, të fisnikërimit të shpirtit, të trupit tonë, të të menduarit, të forcimit të lidhjeve tona reciproke, të kultivimit të respektit dhe të thellimit të dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Me rastin e ardhjes së këtij muaji të madh, i drejtohemi me lutje të Madhit Zot që të ndërpriten të gjitha konfliktet luftarake sepse në konfliktet e këtilla pësojnë njerëzit e pafajshëm, hapen plagë të pashlyera te njerëzit, që formojnë psikologji të dhunës, të urrejtjes, të vrasjes e të shfarosjes së qenies njerëzore.

“Ky muaj është edhe rast i volitshëm i pajtimit tonë, i shtrirjes së ndihmës atyre që kanë nevojë – në veçanti, të  varfërve dhe skamnorëve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi më afër kënaqësisë dhe faljes së Allahut Fuqiplotë. Më lejoni që në emër të BFI së RMV-së dhe në emrin tim t’ju shpreh urime të përzemërta me këtë rast, me lutje Allahut Fuqiplotë që të na japë  forcën e imanit, vetëdijen e lartë, vullnetin e paluhatshëm, që me përkushtimin më të madh të kryejmë agjërimin. Ibadetet dhe lutjet tona të sinqerta – në veçanti, lutjet tona për një botë në paqe e tolerancë shkojnë konform fjalëve të Muhamedit (a. s.): “O ju që keni besuar. Agjërimi është bërë obligim për ju sikur ka qenë obligim edhe për ata që ishin para jush. Për t’ju bërë më të devotshëm.”(El: Bekaretu: 183)”, theksoi Fetai në mesazhin e tij.

Në këtë muaj, thekson ai,  kryejmë njërën ndër shtyllat e Islamit – agjërimin e ditëve të tij, që është obligim i deryrueshëm, ku abstenojmë nga haja dhe pija dhe punët e shëmtuara për hir të Allahut Fuqiplotë.

Ky muaj është muaj i dijes, sepse në të zbriti imperativi për të lexuar, për të mësuar, për të hulumtuar, me qëllim që të njohim krijimtarinë e Allahut Fuqiplotë. Përmes agjërimit dhe dijes ne e kuptojmë qëllimin kryesor të jetës, e ai është kujdesi ndaj njeriut, që shprehet përmes paqes, tolerancës, humanitetit dhe solidaritetit. Në këtë ambient të lidhshmërisë sonë me Krijuesin, i drejtohemi Madhërisë së Tij me lutjet tona për të falur lëshimet, gabimet dhe  mëkatet”, thekson Fetai me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Related posts

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona

D V

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy