Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon greva në ATK, për tri orë nuk ofrohen shërbime

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, Punës e Transfereve dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së fundit, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh kanë vazhduar grevën e pezulluar.

 

Greva ka filluar nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri ora 12:00, pra duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit, përcjell Telegrafi.

Greva e punëtorëve në ATK / Foto: Ridvan Slivova

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të ATK-së si dhe kompensimet tjera të shpenzimeve.

Greva e punëtorëve në ATK / Foto: Ridvan Slivova

“Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjes së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e mërkure me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës. /Telegrafi/

Greva e punëtorëve në ATK / Foto: Ridvan Slivova

Related posts

Berjani: Çmimi i derivateve bie me 12 deri në 15 cent për herë të parë pas 3 muajsh

D V

Zëdhënësi i Speciales: Veseli u transferua në Hagë pas vizitës në Kosovë më 11 janar

D V

Dorëhiqet e gjithë kryesia e AAK-së në Has

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More