Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon greva e Drejtorisë së Librave Amë, qytetarët nuk mund të nxjerin asnjë dokument

Shkup, 27 prill – Mëngjesin e sotëm, ashtu siç u paralajmërua, filloi protesta e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, e cila do të zgjatë me orar të plotë të punës në të gjitha zyrat rajonale të institucionit, me çka qytetarët nuk do të mund të aplikojnë e as të marin çertifikatat e lindjes, të regjistrojnë persona të vdekur, të lindur e as çertifikatë martese. Nuk do të funksionojë as rezervimi elektronik i dokumenteve, ato kërkesa nuk do të procesuohen, informon Zhurnal.

 

Siç dje paralajmëroi kryetari i Sindikatës së Drejtorisë, Toni Millosheski, kërkesat është të arrihet një marrëveshje kolektive për të gjithë të punësuarit, që në mënyrë lineare të rriten pagat deri në 30%. Gjithashtu, rreth 500 të punësuar kërkojnë t’u pranohen diplomat dhe të punojnë në pozitat sipas përvojës dhe arsimit, e jo siç është tani.

Igor Jovanovski, nga Sindikata e Drejtorisë për Libra Amë, për Sloboden Peçat thotë se qytetarët janë të informuar dhe palët nuk vijnë fare nëpër sportele.

“Greva ka filluar dhe po ecën mirë. Qytetarët janë të informuar dhe nuk vijnë. Shpresoj se Ministria e Financave do të na thërrasë, sepse deri tani askush nuk është lajmëruar. Nëse ulemi me ta në tavolinë të përbashkët dhe na pranojnë kërkesat për rritje të pagave dhe sjelljen e marrëveshjes kolektive, ne jemi të gatshëm të ndërpresim grevën. Nuk është patjetër të hyjë në fuqi menjëherë marrëveshja, por të nënshkruhet dhe të na dalin në ndihmë”, tha Jovanovski.

Kjo grevë do të shkaktojë probleme të mëdha për qytetarët. Pa çertifikatë të lindjes madje as fëmijët nuk do të mund të regjistrohen në shkollë. Nuk mund të nxjeren dokumente personale si pasaporta apo letërnjoftime për ata të cilët i nxjerin për herë të parë. Nuk mund të regjistrohen personat e vdekur, nuk do të ketë termine për kurorëzime. Do të pranohen vetëm raste urgjente për persona të vdekur në mërgim apo për fëmijë të porsalindur të cilëve u nevojitet intervenim mjekësor jashtë vendit./Zhurnal.mk

Related posts

UNSHM apelon për zgjidhjen e problemit me mungesën e librave

Z.H

Bekteshi paralajmëron zgjerim të mundshëm të listës së produkteve me çmime të ngrira

Z.H

Ministri i Drejtësisë viziton Strasburgun

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More