Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon debati në Kuvendit rreth Projektbuxhetit për vitin 2022

Shkup, 15 nëntor – Në Kuvend sot duhet të fillojë debati rreth Projektbuxhetit për vitin 2022. Sipas publikimit në ueb faqen e Kuvendit, Projektbuxheti është vendosur në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet të caktuar për në ora 11, ndërsa pastaj duhet të shqyrtohet edhe në Komisionin juridiko-ligjdhënës.

 

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 272,4 miliardë denarëve ose 32 për qind të BPV-së, ndërsa të ardhurat në 238,9 miliardë denarë ose 30,9 për qind të BPV-së. Të ardhurat e përgjithshme janë për 7,4 për qind më të larta se nga viti 2021, ndërsa tek shpenzimet ka rritje për 1,4 për qind në krahasim me shpenzimet në vitin 2021, por ato janë më të ulëta si përqindje e BPV-së krahasuar me vitin 2021.

Investimet kapitale për vitin 2022 janë planifikuar në nivel prej 37,8 miliardë denarë dhe për herë të parë janë më të larta nga deficiti buxhetor, i cili është projektuar në nivel prej 33,5 miliardë denarë ose 4,3 për qind t[ BPV-së. Shkalla e inflacionit është projektuar në nivel prej 2,4 përqindëve.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në intervistën për MIA-n, e cila në tërësi do të publikohet këtë fundjavë, porositi se është me rëndësi që Buxheti të miratohet me kohë për shkak se me të sigurohet financim i papenguar i funksioneve në shtet, mbështetja e fuqishme financiare për rikuperimin ekonomik dhe zhvillim i përshpejtuar, inkluziv dhe i qëndrueshëm ekonomik.

“Është me rëndësi të theksohet se Buxheti parasheh pagesën me kohë të pagave, pensioneve, kompensimeve sociale, subvencioneve, parashikon realizimin e investimeve kapitale, të cilat për vitin 2022 janë planifikuar në nivelin prej 37,8 miliardë denarëve dhe janë më të larta se deficiti buxhetor. Në atë mënyrë respektohet rregulli i artë në financat publike, gjegjësisht parashihen më shumë mjete për financimin e projekteve investuese sesa huamarrja e planifikuar”, tha Besimi në intervistë.

Sipas tij, Projektbuxheti është i zhvilluar në të gjitha aspektet, gjë që mund të shihet përmes shumës së parashikuar historikisht më të lartë të investimeve kapitale në shpenzimet e përgjithshme prej 14 përqindëve. Akoma më e rëndësishme, siç thekson ai, është se ato janë parashikuar në një shumë më të lartë se deficiti buxhetor.

Ata vendosën të ndërmarrin një hap të tillë, siç sqaron ai, sepse Qeveria është e fokusuar në arritjen e rritjes më të lartë ekonomike dhe një cilësie më të mirë të jetës për qytetarët.

“Për të arritur këtë është e qartë se duhet të ketë investime kapitale më të larta, por ato duhet të jenë në fushat kyçe të infrastrukturës që do të gjenerojnë rritje”, thotë Besimi.

Përgatitja dhe miratimi i Buxhetit është i paraparë me ligj dhe ai përcakton afatet e sakta sipas të cilave duhet të veprohet. Sipas këtyre afateve, Buxheti duhet të miratohet nga Kuvendi më së voni deri në fund të vitit.

Related posts

Qeveria s’përgjigjet për shpenzimet në Beograd

Xh M

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, ARM me qitje artilerike

Xh M

Nga 65 mijë deri në 88 mijë, ja sa paguhet kabineti qeveritar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More