Agjencia Zhurnal.mk.

Fillojnë punët ndërtimore në stacionin e pagesave në Gllumovë

Shkup, 2 tetor – Prej sot do të fillojnë punët ndërtimore dhe punët e instalimeve në stacionin e pagesave në Gllumovë. Punët ndërtimore dhe rikonstruimi, është paraparë që të përfundojnë në afat prej gjashtë muajve, njoftuan nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. 

Gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, siç është paralajmëruar, stacioni i pagesave në Gllumovë do të jetë në funksion të pjesshëm dhe komunikacioni do të zhvillohet me regjim kohor të miratuar nga MPB dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga NP Rrugët Shtetërore bëjnë thirrje për pjesëmarrje me përgjegjësi në komunikacion dhe respektimin e regjimit të përkohshëm. 

Përndryshe, përkujtojnë nga Rrugët Shtetërore, rikonstruimi investohet përmes një huaje nga BERZH në vlerë prej 948.261,21 EUR. Realizues i punëve është konsorciumi Aselsan Zhikol, ndërsa mbikëqyrës është Instituti për Rrugë, SHPKNJP Veles. Në fund të muajit tetor do të fillojë rikonstruimi edhe i pikëpagesës në Zhelinë

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy