Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi votimi për zgjedhjet lokale, votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, personat me Kovid-19, të burgosurit

Shkup, 16 tetor – Votimi në Zgjedhjet Lokale 2021 fillon sot me votimin e të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me Kovid-19 dhe në vetizolim aplikimet e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

 

Zgjedhjet e shtata lokale në vend do të mbahen nesër. Do të votohet për 10.831 kandidatë, nga të cilët 299 kandidatë për kryetarë komune, ndërsa pjesa tjetër për këshilltarë. Shumica e 91 listave janë nga grupe të votuesve gjegjësisht të pavarur, ndërsa 31 janë parti politike dhe koalicione.

Për herë të parë, në zgjedhje do të përdoren pajisje për identifikimin biometrik të votuesve me shenja gishtash. Sidoqoftë, KSHZ vendosi që personat që do të votojnë sot të mos kontrollohen me këto pajisje, por votimi të bëhet me llambë UV, e cila kontrollon nëse personi ka votuar më parë, dhe me spërkatje, për të shënuar se tashmë është shfrytëzuar e drejta e votës.

Sipas informacioneve nga KSHZ-ja, sot do të votojnë 7.921 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aplikimet e të cilëve janë pranuar nga KKZ-ja, si dhe 476 persona me Kovid-19 dhe në vetëizolim.

Votimin e të sëmurëve dhe të pafuqishmëve do ta zhvillojnë këshillat zgjedhorë, ndërsa për votimin e personave me Kovid-19 dhe në izolim, janë formuar këshilla të posaçme zgjedhore të përbërë nga personel mjekësor.

Nëse ndonjëri nga këta persona aplikimet për votim të të cilëve janë konfirmuar nuk gjendet në shtëpinë e tij nga këshilli zgjedhor, ai nuk do të mund ta realizojë të drejtën e tij të votës në ditën e zgjedhjeve.

Në certifikatën e fundit të Listës së Votuesve janë regjistruar 1.899 votues që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim ditën e zgjedhjeve, 351 persona në institucione për kujdes jashtë familjes dhe gjashtë votues të cilët, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, janë regjistruar si persona të zhvendosur.

Votimi do të bëhet në përputhje me masat e përgjithshme për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, dhe ato do të duhet të respektohen si nga anëtarët e këshillave zgjedhorë ashtu edhe nga votuesit.

Rezultatet nga votimi i të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me Kovid-19 dhe në vetizolim, do të publikohen së bashku me rezultatet e votimit të së dielës në Zgjedhjet Lokale.

Related posts

MPB: Në të gjithë vendin dje janë shqiptuar 703 sanksione për vozitje të shpejtë

N E

Ambasadorja amerikane: Jemi të trishtuar për shkak të ngjarjeve të tmerrshme në Tetovë

N E

Taravari: Zaev bëri mirë që dha dorëheqje, por mund të ndryshojë mendje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More