Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

Shkup, 15 janar – Në Kuvend sot filloi seanca, në rend dite të së cilës është pika e vetme, zgjedhja e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Mandati për kryeministër Dimitar Kovaçevski para deputetëve e prezanton programin e punës së Qeverisë së re, e cila do të ketë 21 anëtarë. LSDM dhe koalicioni do të kenë 12 ministra, BDI gjashtë dhe Alternativa tre ministra.

Qeveria e re të cilën duhet ta udhëheqë Dimitar Kovaçevski do të numërojë 21 anëtarë, LSDM dhe koalicioni do të kenë 12, BDI gjashtë, ndërsa Alternativa tre ministra.

Kabineti i ri qeveritar do të ketë një anëtar më shumë – ministër pa dikaster, vend që i takoi Alternativës.

Nga Qeveria po largohen tetë anëtarë të deritanishëm, duke përfshirë edhe Zoran Zaevin. Nikolla Dimitrovi më nuk do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Radmilla Shekerinska largohet nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa anëtar i Qeverisë nuk do të jenë as ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Në vendet e tyre duhet të vijnë ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Bojan Mariçiq (LSDM) si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Sllavjanka Petrovska (LSDM) në Ministrinë e Mbrojtjes, Bekim Sali nga Alternativa do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, ministri i deritanishëm i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri (BDI) do ta marrë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jovana Trençevska (LSDM) do të udhëheqë me MPPS, ndërsa Bisera Kostadinovska Stojçevska (LSDM) e merr dikasterin e Kulturës.

Admirim Aliti nga Alternativa do të jetë njeriu i parë në MSHIA, ndërsa Xhemail Çupi nga kjo parti është propozuar për ministër pa dikaster përgjegjës për diasporën.

Në qeverinë e re të Kovaçevskit mbetet zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi (LSDM), ndërsa emër i ri është Sllavica Grkovska (LSDM) e cila duhet të jetë zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit dhe krimit.

Me dikasterin e drejtësisë duhet të udhëheqë profesori universitar, Nikolla Tupançevski (LSDM). Në Ministrinë e Punëve të Brendshme mbetet ministri i deritanishëm Oliver Spasovski (LSDM)

Funksionet i mbajnë edhe ministrat e Punëve të Jashtme, të Tranportit dhe Lidhjeve, të Financave dhe të Ekonomisë, Bujar Osmani (BDI), Bllagoj Boçvarski (LSDM), Fatmir Besimi (BDI) dhe Kreshnik Bekteshi (BDI). Në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale mbetet edhe më tutje Goran Milevski (PLD/koalicioni i LSDM), ndërsa nuk ka ndryshime edhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ku mbetet ministri i deritanishëm Naser Nuredini (BDI).

Me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive edhe më tutje do të udhëheqë Artan Grubi (BDI). Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kthehet Lupço Nikollovski.

Debati parlamentar për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat maksimumi dy ditë, ndërsa zgjedhja e qeverisë votohet pas përfundimit të tij, pra jo më vonë se 24 orë në ditën e dytë ose në këtë rast të dielën deri në mesnatë. Qeveria zgjidhet nëse për të voton shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend.

Konform Rregullores së Kuvendit, mandatari i kryeministrit e elaboron programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë në seancën e Kuvendit, në të cilën zgjidhet. Pas programit të kryeministrit të mandatuar dhe propozimit për përbërjen e qeverisë, Kuvendi zhvillon një debat të vetëm.

Rregullorja e Punës parasheh që renditja e deputetëve që do të marrin pjesë në debat përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e deputetëve të partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend. Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet mbi propozimin për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik. 

Related posts

Dimitrov në takimin joformal të ministrave për çështje evropiane

Z H

Konfederata e Organizatave Sindikale organizon marsh protestues të mërkurën të pakënaqur nga dialogu social

D V

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira mesatare lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More