Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi seanca parlamentare për zgjedhjen e dy ministrave të rinj në Qeverinë teknike

Shkup, 12 shkurt – Kuvendi e vzhdoi seancën e 143-të me debat për zgjedhjen e ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës pasi të premten u shkarkuan Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët. Për ministër të ri të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Naim Bajrami. 

Propozimet  shkurt para deputetëve i ka elaboruar kryeministri teknik Talat Xhaferi, i cili theksoi se nga ajo që u është dërguar deputetëve për biografinë e tyre, nuk ka çfarë të shtojë, sepse, siç tha, për ta flasin veprat e tyre.

“Veçanërisht për propozimin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, nuk ka nevojë për prezantim sepse secili prej nesh, së paku ne nga Pollogu, kemi pasur rast, personalisht apo ndonjë anëtar të familjes së tij, të vizitojë Klinikën Infektive dhe të shohë se si tani e drejton Spitalin Klinik në Tetovë”, tha Xhaferi.

Për Naim Bajramin, ndërkaq, theksoi se është magjistër i teknologjisë informatike dhe, siç tha, kjo është një mundësi për të treguar dhe dëshmuar në profesion.

Kuvendi javën e kaluar  me 62 vota “pro” dhe asnjë “kundër” shkarkoi ministrat e Aleancës për Shqiptarët, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Në votim nuk morën pjesë deputetët e   VMRO-DPMNE opozitare.

Mexhiti dhe Aliu u shkarkuan pas propozimit të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, i cili nga foltorja parlamentare,  duke e elaboruar propozimin për shkarkim,  tha se sipas ligjit nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe se kjo është arsyeja kryesore pse propozohet shkarkimi i dy ministrave.

Related posts

Ish-kryetari i komunës së Novo Sellës kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

Xh M

LSDM: VMRO me Siljanovskën ofrojnë kthim në izolim, larg BE-së

Xh M

“Karta Evropiane e Rinisë” në Maqedoninë e Veriut, një projekt joefikas me vonesa dhe kufizime në përdorim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy