Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi seanca parlamentare për pyetje të deputetëve

Shkup, 26 tetor – Në Kuvend paradite  ka filluar seanca për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Në vijim është prononcimi i deputetëve për përgjigjet që i kanë marrë me shkrim për pyetjet nga seanca paraprake.

 Në fillim të seancës, në një reagim procedural, koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Miceski, konstatoi se nuk është i pranishëm ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe kërkoi që të sigurohet prania e tij ose e zëvendësit të tij, sepse kanë pyetje të cilat kanë të bëjnë me kompetencat e këtij resori. Micevski ka reaguar edhe për mungesën e prokurorit publik të shtetit Lubomir Joveski.

 Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, elaboroi se mungesa e ministrit Spasovski është e arsyetuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, ndërsa prokurori Joveski, siç tha, nuk ka obligim të marrë pjesë në seancë për shkak se nuk ka qenë i ftuar nga asnjë grup i deputetëve.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy