Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi pagesa e pensioneve të nëntorit

Shkup, 26 nëntor – Që sot fillon pagesa e pensioneve të nëntorit të cilat do të paguhen me etapa me qëllim të mbrojtjes më të madhe në kushte rreziku nga koronavirusi.

 

Për ata pensionistë të cilët nuk kanë kartela pagesore, pagesa do të fillojë që sot edhe atë për pensionet në lartësi deri në 11 mijë denarë, të hënën, në banka do të mund të merret pensioni prej 11 mijë deri në 14 mijë denarë, të martën prej 14 mijë deri në 18 mijë denarë, ndërsa të mërkurën pensionet mbi 18 mijë denarë.

“Procesuimi në etapa i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke e pasur parasysh atë që pensionistët si grup-moshë janë më të cenueshëm. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme”, potencojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

U bëjnë apel pensionistëve ta respektojnë orarin e pegesave, pasi pagesa me etapa është bërë me qëllim që të zvogëlohet tollovia para bankave dhe mundësitë për rrezikimin e shëndetit personal dhe publik.

Related posts

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

D V

Bitcoin vazhdon të rritet, kriptovaluta i afrohet 60 mijë dollarëve

D V

Ribalansi i buxhetit prej sot hyn në Kuvend

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More