Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi fushata e re për planin ekonomik dhe investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 18 nëntor – Filloi fushata e titulluar “#EUdheTI – Së bashku mundemi” në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila synon të nxjerrë në pah mundësitë dhe projektet prioritare që do të zbatohen në rajon, si pjesë e planit ekonomik dhe investues(PEI) të BE-së për rajonin.

 

Siç kumtuan organizatorët, PEI ndan gati 30 miliardë euro për financim dhe investime në fushat e tranzicionit të gjelbër dhe digjital, lidhjes dhe rritjes. Kjo lloj mbështetjeje e jashtëzakonshme synon të ndihmojë rajonin të forcohet pas pandemisë dhe të hapë mundësi për rritje në të ardhmen, si dhe të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së.

Investime të rëndësishme janë përfshirë në adresimin e sfidave mjedisore dhe klimatike, përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe maksimizimin e potencialit të rritjes së ekonomisë digjitale, infrastrukturën e qëndrueshme të transportit dhe mundësimin e lidhjeve më të mira në rajon, por edhe me BE-në, kalimin në energji të pastër dhe gradual të qymyrit, si dhe përdorim më të madh të burimeve të rinovueshme.

“#EUdheTI – Së bashku mundemi” është e dyta nga tre fushatat rajonale të ndërgjegjësimit të kryera nga Komisioni Evropian gjatë tre viteve. Zhvilluar nga Programi Rajonal i Komunikimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Përmban një përzierje interesante multimediale, duke përfshirë influencues dhe aktivistë të përkushtuar për të punuar në temat kryesore të fushatës, dhe video të animuara për secilën nga katër temat. Reklamimi në TV, radio, billborde, ueb dhe rrjete sociale fillon më 15 nëntor dhe do të zgjasë një muaj.

Related posts

ASH: Regjimi LSDM-BDI nuk do të mbijetojë

D V

LSDM – BDI ping pong për regjistrimin e diasporës!

D V

Qyteti i Shkupit do të ndajë ndihmë në të holla për familjet e viktimave në zjarrin në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More