Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi debati plenar për Ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Shkup, 11 korrik – Në Kuvend sot në seancë plenare shqyrtohet Ribalanci i plotësuar i Buxhetit, që njëherësh është edhe pika e vetme e rendit të ditës.

Në fillim të mbledhjes, e cila filloi me vonesë njëorëshe për shkak të konferencave për media të deputetëve në lidhje me mbledhjen koordinative të konvokuar nga spikeri i kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Financave, Fatmir Besimi shpjegoi për Ribalancin e plotësuar të Buxhetit dhe duke folur para deputetëve tha se me mbështetjen e ribalancit të Buxhetit jepet mbështetje për pensione më të larta, paga më të larta, subvencione për mbështetjen e bujqve dhe masa të tjera antikrizë.

“Në bazë të situatës botërore dhe sfidave ekonomike, pritjet për lëvizjen e çmimeve si dhe zhvillimet e tjera për rritjen në nivel global për politika të cilat ndodhin në tregjet botërore dhe për politikat monetare të bëhet ulje e këtij cikli ekonomik për uljen e inflacionit të lartë, vazhdohet me përgatitjen e ribalancit të buxhetit që të bëjnë punët më të nevojshme për përballje me krizën. Këtu ka dy prioritete – së pari ta ruajmë stabilitetin makroekonomik dhe ta mbështesim ekonominë për përballje dhe lehtësim të pasojave si dhe të krijojmë një nivel të qëndrueshëm”, sqaroi Besimi.

Bojan Stojanovski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, theksoi se ky Ribalanc i buxhetit ndodh në një moment shumë të rëndë për shtetin dhe me këtë dokument, sipas tij, dëshmohet se vendi për “momentin ka bankrotuar dhe me hap të shpejtë lëviz drejt recesionit dhe varfërisë”.

Ai theksoi se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka ngritur një numër të madh të amandementeve, por ato të cilat ishin thelbësore nuk janë pranuar.

Sipas Zhaklina Llazarevskës, deputete e LSDM-së, ribalanci është adekuat dhe përgjigje fiskale në kohë të duhur për ngjarjet globale rrjedhëse.

Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, debati për ribalancin në seancë plenare zgjat më së shumti pesë ditë pune.

Në Ribalancin e plotësuar të Buxhetit janë vendosur amendamente, me të cilat sigurohen 25 milionë denarë shtesë për shëndetësi, mjedisin e jetesës dhe infrastrukturën.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për 6,9 miliardë denarë më të larta në krahasim me projeksionet iniciale të Buxhetit ose 2,9 për qind. Harxhimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288,5 miliardë denarë ose më shumë për 5,9 për qind, respektivisht për rreth 16 miliardë denarë më shumë se në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022. Deficiti u planifikua në nivel prej 42,7 miliardë denarë, respektivisht për 5,3 për qind nga BPV.

Me ribalancin sigurohen 19 miliardë denarë më shumë në shkallë që kanë të bëjnë me implementimin e masave ekonomike për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë. Mes tyre janë edhe përkrahja financiare prej 4,7 miliardë denarë për mbrojtje të standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive, 3,2 miliardë denarë për përkrahje të sektorit bujqësor, 2,4 miliardë denarë për të ardhura të garantuara minimale, më shumë mjete për rritjen e parashikuar të pensioneve, për pagat në arsim dhe mbrojtje të fëmijëve, si dhe për përkrahje të kompanive për subvencionimin e kontributeve për pagën minimale.

Harxhimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,1 miliardë denarë, me ç’rast janë planifikuar investime në rikonstruime dhe modernizime me pajisje te institucionet shëndetësore publike, investime kapitale në sferën e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe sociale, në sferën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale, plotësimin e marrëveshjeve në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe vlerë të rritur të mjeteve për zhvillim rural, respektivisht hidrosisteme, sisteme për furnizimin e ujit dhe për kanalizim dhe infrastrukturë tjetër të ekonomisë së ujërave.

Rritja ekonomike u projektua në 3,2 për qind nga konsumi vendor, i cili pritet të shënojë rritje prej 3,3 për qind. Bruto investimet pritet të kenë rritje prej pesë për qind, me ç’rast krahas harxhimeve buxhetore kapitale, kontribut adekuat pritet edhe nga investimet private.

Related posts

BE-ja me ndihmë për më të goditurit nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

D V

Borë e dobët në Kodër të Diellit, Qafë Thanë, Gjavatë dhe Zheleznec

D V

“Grupi i zjarrit” vazhdon takimet me qytetarët, të martën në Kumanovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More