Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi “Ballkani i Hapur”, Rama ju bëri thirrje vendeve të tjera të bëhen pjesë e nismës (Video)

Tiranë, 21 dhjetor – Takimin e shtatë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” që filloi sot në Tiranë, me praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nikoqiri, kryeministri shqiptar Edi Rama, e filloi me thirrjen për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

 

“I nderuari Aleksandër, i dashur Zoran, miq të dashur të rajonit, e kam kënaqësinë t’ju dëshiroj mirëseardhje sot në Tiranë. Kam kënaqësinë t’ju them se dita e sotme është moment kyç në procesin tonë, pasi marrëveshjet që do të nënshkruhen do të bëjnë një hap të rëndësishëm përpara drejt qëllimit tonë; të garantojmë lëvizjen e plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Më lejoni të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur me përsëritjen e thirrjes që të gjithë t’i bashkohen, pasi Ballkani i Hapur është nismë inkluzive dhe gjithsesi duke i inkurajuar tre vendet e tjera të rajonit të jenë pjesë e këtij angazhimi, që të shkojmë përpara për të mirën e popujve tanë”, tha Rama.

Shtoi se në fushën e lirisë së lëvizjes së mallrave do të nënshkruhet marrëveshja tripalëshe për eksport, blegtori dhe njohjen e certifikatave për akreditim dhe lehtësimin e eksportit dhe importit të mallit, si edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinere, ushqimit etj.

“Më lejoni t’i kthehem faktit se gjithmonë kur kemi folur për këtë, përmes Procesit të Berlinit, kjo e bën “Ballkanin e Hapur”. Mbase tingëllon teknike por marrëveshja paraqet kthesë në këtë rrugë. Kjo praktikisht e largon barrierën për bujqit e hapur. Ballkani i Hapur është më shumë synim sesa nismë. Ky është një hap përpara që e hap Ballkanin dhe e përgatit për integrim në BE”, tha midis tjerash Rama.

#OPENBALKAN

#OPENBALKAN

Posted by Edi Rama on Tuesday, December 21, 2021

Related posts

MF: Sigurohen mjete për Fondin garantues dhe Fondin zhvillimor

Z H

Konferencë rajonale për “Kthim efikas të pronës në pajtim me standardet evropiane”

Z H

Hekurudhat bullgare: Deri në vitin 2027 do të udhëtojmë me tren mes Sofjes dhe Shkupit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More