Agjencia Zhurnal.mk.

Fillkov: Në kohë krize janë shumë të rëndësishme transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia

Shkup, 3 Maj – Ndaj të gjitha kritikave dhe presioneve qeveria shfajësohet me krizën, megjithatë në kohë krize janë shumë të rëndësishme transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia, kështu u shpreh në “Programi 200”, German Fillkov, nga Qendra për Komunikime Qytetare. Sipas tij shteti çdo vit huazon mjete për të plotësuar zbrazëtirat në buxhet.

“Pikërisht në kohë krize është shumë e rëndësishme që të publikohen të gjitha informatat, të jepet llogari për atë se çka është bërë, si është realizuar dhe të tregohet dhe dëshmohet që është shumë e rëndësishme dhe që mungon tek ne se ‘shpenzimi është përgjegjësi’. Maqedonia është vend shumë i varfër, pavarësisht protestave ne çdo vit nga pavarësia e deri më tani huazojmë para nga vendet e huaja që ta kalojmë vitin, apo që të plotësojmë zbrazëtirat në buxhet”, tha German Fillkov, Qendra për Komunikime Qytetare.

Related posts

Mickoski: Duhet të respektojmë rregullin e Badenterit nëse duam reforma

Xh M

Po rritet numri i fëmijëve me pengesa në zhvillim

Xh M

Derbi lokal në futbollin kosovar përfundon me rrahje: Mysafirët sulmojnë gjyqtarin pasi pranojnë gol dhe gazetarin (Video)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More