Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Të mos jetojmë të mbyllur, të vaksinohemi masovikisht

Shkup, 10 korrik – Situata në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi është stabile dhe nuk ka nevojë për masa shtesë restriktive për mbrojtje, vlerëson ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, vaksinimi duhet të jetë fokusi dhe jo të jetojmë në restriksione.

 

“Tani nuk ka nevojë për masa të reja, sepse situata është kryesisht e qetë. Politika e mbylljes zbatohet në periudhën kur nuk kishim në dispozicion vaksinat. Tani kur kanë dhe kur janë në dispozicion theksi duhet të vendoset në procesin e vaksinimit. E shohim se edhe Anglia, edhe pse ka raste të reja, i lehtëson masat. Të mos jetojmë të mbyllur, por të vaksinohemi masoviskit”, tha Filipçe.

Vaksinimit po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në shtet. Interesi për vaksinim rritet çdo ditë, ndërsa deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 496,228 qytetarë.

Deri dje janë vaksinuar 408 953 qytetarë.

Related posts

Besimi-Pavllova: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me BEI

N E

МSH: Dje janë vaksinuar 14.159 qytetarë

N E

Zjarr në një depo në kompaninë e Kumanovës, një person e ka humbur jetën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More