Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Nuk ka privatizim të ndihmës së shpejtë

Shkup, 16 dhjetor – Nuk bëhet fjalë për privatizim të ndihmës së shpejtë, është spin politik. Ligji thotë qartë se ndihma emergjente mjekësore mund të ofrohet vetëm nga institucioni publik shëndetësor, thotë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në një prononcim për “Slloboden Peçat”, Filipçe ka theksuar se përveç institucionit publik shëndetësor, ndihmën emergjente mjekësore dhe stomatologjike e ofrojnë edhe institucionet private “Neuromedika”, “Zhan Mitrev Klinik”, ndërsa tani fillon edhe “Nikob”.

“Ne vetëm legjitimojmë atë që në fakt po ndodh në terren. Transportin privat që telefonon tani qytetari, e paguan nga xhepi i tij dhe kështu do të vazhdojë. Fondi i Shëndetësisë nuk do t’i marrë këto përgjegjësi”, tha Filipçe.

Ai ka sqaruar se qytetarët nuk do të kenë shpenzime që nuk i kanë pasur deri më tani.

“Tashmë e kemi vënë në ligj atë që ka vite që po ndodh në terren. Ku është privatizimi këtu?”, thotë Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë tha se pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi në Kuvend, ka pasur konsultime me grupet parlamentare të BDI-së, partisë E Majta dhe VMRO-DPMNE-së dhe ka shpjeguar ndryshimet. Ai shtoi se janë dakorduar që të premten e ardhshme të organizohet debat publik në Kuvend për të gjitha ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

“I kam shpjeguar të gjitha grupeve parlamentare se nuk bëhet fjalë për privatizim dhe mendoj se e kanë kuptuar”, tha Filipçe.

Më herët në Kuvend u bllokua Ligji për mbrojtjen shëndetësore, për shkak të 1.200 amendamenteve të partisë E Majta, të cilat e penguan kalimin e këtij ligji.

Related posts

Eksodi masiv po vazhdon pasojat po vërehen në mbylljen e shkollave!

I.A

Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje

Redaksia

BDI e shqetësuar me abstenimin e VMRO-së për anëtarësimin e Kosovës në APKE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy