Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Nuk ka masa të reja restriktive

Shkup, 29 nëntor – Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për media theksoi se nuk ka plan për propozimin e masave të reja restriktive, informon Zhurnal.

Siç u shpreh Filipçe, situata po ndiqet dhe nuk ka nevojë për masa shtesë.

“Ngelim me këto masa të cilat konsiderojmë se janë dimenzionuar mirë. Gjithë kohën e ndjekim situatën. Ky është një lloj i ri, ende po hulumtohet dhe nuk ka nevojë për masa të reja restriktive. Periudha kohore është pse mund të ketë raste të reja, moti është më i ftohtë dhe njerëzit qëndrojnë në hapësira të mbyllura”, thotë ministri.

Ai shtoi se në seeancën e nesërme të Qeverisë, do të debatojnë për stimulimin finansiar për mjekët amë me çka ato do të fitojnë nga 30 denarë për pacient nëse bindin 70% të klientëve të tyre për t’u vaksinuar.

“Janë përfshirë reth 1500 mjekë amë. Ky do të ishte një bonus që do ta fitojnë. Tanimë kam biseduar me një pjesë të kolegëve. Ato duhet përmes komunikimit, apeleve, thirrjeve t’i bindin qytetarët të vaksinohen. Në Qeveri do të flasim për të gjitha masat, do të ketë fokus më të madh. Mjekët amë kanë të drejtë absolute t’i motivojnë pacientët për t’i vaksinuar”, thotë ministri Filipçe.//Zhurnal.mk

Related posts

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

Mbi 24 mijë fletë votimi të pavlefshme në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Xh M

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, nuk ka rivotim në tre vendvotimet në Kumanovë, do të shkarkohen këshillat zgjedhorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky