Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe mori pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues të MATTO-s

Shkup, 15 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mori pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues të Odës Ekonomike Maqedoni e Veriut– Turqi në Maqedoni (MATTO), me çka në paraqitjen e tij para të pranishmëve e falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen të cilën shumë kompani anëtare të Odës ia dhanë shëndetësisë publike, bashkësisë së biznesit, si dhe popullatës në kushte të pandemisë.

 

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, në mbledhje Filipçe e theksoi takimin me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe donacionin e vaksinave, të cilin shteti ynë e mori nga Turqia dhe ishte i rëndësishëm për ne.

“Veçanërisht e rëndësishme për ne është se në periudhën e pandemisë pamë sa vlen mbështetja të cilën mes vete e japim dhe i bashkoi të gjitha shtetet në botë”, shtoi Filipçe.

Ministri Filipçe theksoi se sa i rëndësishëm është edukimi në sistemin shëndetësor, i cili me vite të tëra ishte lënë anash, si dhe rëndësia e kapitalit privat në sistemin shëndetësor, i cili është segment i shëndetësisë gjithëpërfshirëse, ndërsa i cili në kushte të pandemisë tregoi se mundet mirë të përballet me gjithë situatën.

Kryetari i Odës, Ajdovan Ademoski theksoi se MATTO është partneri i pestë në sferën e investimeve të Maqedonisë së Veriut dhe e teta në sferën e tregtisë.

“Vëllimi momental i tregtisë është rreth 500 milionë dollarë. Mision i MATTO-s është të jetë urë ekonomike ndërmjet të dyja vendeve. Edhe pse MATTO është Odë Ekonomike, ajo gjithashtu është organizatë hulumtuese sepse ndihmën të cilën ia jep anëtarëve të tij dhe kompanive simotra në masë të madhe bazohet në informacione dhe kontakte”, tha Ademovski.

Ministria e Shëndetësisë informoi se ka bashkëpunim shumëvjeçar me MATTO-n dhe shënon mbështetje të madhe në avancimin e sistemit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut përgjatë viteve, ndërsa jashtëzakonisht gjatë disa viteve të kaluara.

Related posts

Kolegët nga Spitali i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës

D V

Aleanca për Shqiptarët: Papërgjegjësinë, krimin dhe korrupsionin në shtet, qytetarët i paguajnë me jetë

Z H

Edhe Zaevi e ngre zërin kundër bllokadës që BE po i bënë Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More