Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Mendoj se kemi menaxhuar mirë me pandeminë, dua të takohem dhe me Bekim Sali-n

Shkup, 22 dhjetor – Filipçe ishte ministër nga dhjetori i vitit 2017. Ndërsa tani në vend të tij do të vijë Bekim Sali nga Alternativa, me të cilin thotë se nuk njihet personalisht por do të inicojë takim ditëve në vijim sepse siç thotë, duhet t’i tregojë disa gjëra nga përvoja e tij. Mesazhi që do ta dërgojë deri te ministri Sali dhe tjerët funksionarë është të jenë transparentë dhe të përgjegjshëm.

 

Atij më së shumti i vjen keq që nuk arriti të ndërtojë Qendrën e re Klinike.

Për atë se për çfarë krenohet më tepër, Filipe thotë se është fryma ekipore që e kanë patur si kolegë dhe se të gjitha vendimet i kanë sjellur së bashku me kolegët. Gjithashtu, ai theksoi funksionimin në kohën e pandemisë.

“Jam krenar që kishim bashkëpunim dhe koordinim të shkëlqyeshëm në një periudhë shumë të vështirë. Për fat të keq na gjeti një pandemi që e kaploi tërë botën. Ne punonjësit shëndetësor treguam me entuziazëm dhe me dëshirë të madhe dhe dashuri ndaj punës se mund të kemi sukses në trajtimin e përgjithshëm të pacientëve dhe riorganizimin e tyre. Arritëm të sigurojmë krevate spitalore dhe trajtim për të gjithë pacientët. Jam krenar që me ndihmë të kryeministrit Zoran Zaev të investojmë rreth 30 milion euro në katër vitet e kaluara që të rriten të ardhurat e punonjësve shëndetësor dhe tani pagat së bashku me kujdestaritë janë diku dyfish më tepër se në vitin 2017.

Filipçe në vitin 2017 e zëvendësoi ministrin e atëherhsëm Arben Taravari. Para se tëvijë në këtë pozitë, Filipçe gjashtë muaj ishte këshilltar i shëndetësisë i kryeministrit Zoran Zaev.//Zhurnal.mk

Related posts

Mickoski: ASH/AA do të fitojnë më tepër komuna se BDI-ja, ne do t’i mbështesim që në rreth të parë

Z H

Sot 26 viktima dhe 906 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

D V

Vanhaute: Zaevi shpejtoi me dorëheqjen, zgjedhjet lokale nuk duhet ndikuar në pushtetin qendror

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More