Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Më së voni nesër përfundojnë ADN analizat e të vdekurve në Bullgari

Shkup, 1 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sot ose nesër duhet të përfundojnë ADN analizat e të vdekurve në fatkeqësinë e autobusit në Bullgari, pas çka, siç tha, do të organizohet transporti i trupave të tyre në vend.

 

“Intensivisht punohet në përfundimin e ADN analizave. Këtë e punojnë kolegët në Bullgari, kolegët tanë këtu në Institutin për mjekësi ligjore janë në komunikim të përditshëm me ta. Kjo është diçka që duhet të përfundojë sot ose nesër, pas çka do të organizohet transporti i trupave të të ndjerëve”, tha Filipçe në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp të Shoqatës së njerëzve që jetojnë me HIV – Së bashku më të fuqishëm me rastin e Ditës botërore të SIDA-s.

Fatkeqësia e autobusit ka ndodhur natën mes 22 dhe 23 nëntor kur një autobus i kompanisë “Besa Trans” në kthim nga Stambolli është djegur në rrugën “Struma” në afërsi të Sofjes.

Related posts

PDSH i gëzohet ndarjes mes Alternativës dhe ASH-së: Lajmi më i mirë i kohëve të fundit

Z H

Bilall Kasami përkujton Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta

Z H

Carovska: MASH-i investon çdokund me qasje të barabartë drejt arsimit të çdo fëmije

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More