Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Jemi larg imunitetit kolektiv, në vjeshtë mund të ketë masa kufizuese

Shkup, 20 korrik – Javën e fundit janë identifikuar edhe pesë raste të reja me llojin Delta, tre në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke thënë se vaksinimi është rruga e vetme për t’i dhënë fund pandemisë.

 

Ai tha se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse nuk vaksinohen janë në rrezik të lartë dhe të gjitha vaksinat mbrojnë nga mutacionet e reja.

“Aktualisht e kemi llojin indian, në javën e fundit janë detektuar pesë raste të reja. Tre në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej tetë të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Raporti i javës së fundit i publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik flet për rritje të rasteve pozitive në krahasim me javën paraprake, edhe atë për 34%. Rritje të rasteve të reja me Covid-19 ka te të gjitha grupmoshat, por më së shumti tek ata nga 10 deri 19 vjeç. Ministri paralajmëron masa shtrënguese nëse ndeshemi me një valë të re në shtator, mirëpo tani për tani sipas Filipçes nuk ka nevojë të mbyllemi.

“Po mendojmë për masa kufizuese nga muaji shtator, ose tetor, nëse përballemi me një valë të re. Nuk mund të vuajmë të gjithë sepse dikush nuk po vaksinohet. Ne nuk mund të jetojmë të mbyllur, bota patjetër duhet të funksionojë, të jetë e hapur, dhe kjo është arsyeja pse duhet të vaksinohemi”, shtoi Filipçe.

Para një muaji Filipçe pati thënë se imuniteti kolektiv apo vaksinimi i rreth 80% të popullsisë do të arrihet deri në fund të verës, ndërsa tani me pesimizëm thotë se jemi shumë larg imunitetit të tufës.

Related posts

Arjanit Hoxha i sigurt në fitoren e Bilall Kasamit në Tetovë

D V

Fjalët përfundimtarë për 27 prillin, mbrojtja: Janakievski është i pafajshëm

R Zh

Një delegacion i Universitetit të Tetovës e vizitoi Muzeun e Alfabetit në Manastir

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More