Agjencia Zhurnal.mk.

Fifi publikon fotografinë e parë zyrtare me Adisin si çift: Paqe dhe dashuri

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka tash e sa ditë që po përflitet se ka nisur një lidhje të re me ish-të dashurin e Adrola Dushit, Adis Patushi.

Dyshja janë parë duke u puthur publikisht në një nga koncertet e Fifit, me çka edhe kanë konfirmuar lidhjen.

E se gjërat janë serioze mes të dyve, këtë duket se e vërtetoi edhe vet kantautorja me prejardhje nga Kosova.

Foto: Instagram

Kjo pasi Fifi vendosi që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të përbashkët të saj dhe Adisit në veturë.

“Paqe dhe dashuri”, shkroi Fifi në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila është shoqëruar me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Ndërsa sa i përket muzikës, ajo është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit muzikor “Diell” – kënga e cila është produkt i frymëzimit të saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP. 

Related posts

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

D V

“Mbretëresha e pistës së vallëzimit” – Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës “Elle” në Amerikë

D V

Emri i saj do të thotë “biznes” – Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy