Agjencia Zhurnal.mk.

Fifi në mbështetje të Beatrix: Unë jam këtu

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj nuk po i përjetojnë çastet më të mira në lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Këngëtarja dhe aktori kanë diskutuar për një kohë të gjatë të martën mbrëma pas spektaklit, kur Ramosaj kishte folur për pasiguritë e saj për këtë lidhje duke komentuar sjelljet e aktorit.

Sidoqoftë, në fund pas të gjitha diskutimeve, çifti është puthur duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre mund të përmirësohet.

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Në ndërkohë, nuk ka munguar mbështetja e ish-pjesëtares së Big Brother VIP, Filloreta Raçi, për Trixën, e cila ka miqësi edhe me Donaldin.

“Bebi jem, jam këtu”, është përshkrimi që Fifi u ka vënë disa video-fragmenteve të përbashkëta me Beatrix brenda shtëpisë.

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Ndërkaq, në një njoftim për fansat e saj, këngëtarja ka paralajmëruar befasi me gjëra të mira.

“Nanushi Fifi do t’ju befasojë me shumë gjëra të mira… Së shpejti”, është mbishkrimi një fotografie të shpërndarë në InstaStory. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Related posts

Jennifer Lopez rikrijon skenën nga klipi “All I Have” për Coach

D V

Ylli Thandie Newton ndahet nga bashkëshorti pas 24 vitesh martesë, gjersa i kërkohet të shkojë në këshillim

D V

Elsa Lila flet për herë të parë për arrestimin dhe akuzat për përfshirje në një grup kriminal në Itali: Ishte një eksperiencë gati kafshërore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More