Agjencia Zhurnal.mk.

FIFA ia bllokon përsëri merkaton Feronikelit, kjo është arsyeja

Për shkak të mos kryerjes së detyrimeve ndaj ish-futbollistit, Bedri Greca, klubit nga Drenasi i ishte bllokuar mundësia për të regjistruar transferimet e reja, por këtë problem, pas shumë vështirësive, Feronikeli e zgjodhi dhe gjithçka dukej se po shkonte mirë.

Megjithatë, tashmë ka dalur një problem tjetër për “Industrialistët”.

Një problem të njejtë sikur me Bedri Grecën, Feronikeli e ka pasur edhe me ish-futbollistin e skuadrës, Alban Pnishi.

Burime ekskluzive të FrontOnline mësojnë se klubi nga Drenasi nuk i ka kryer borxhet e mbetura ndaj ish-futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës.

Me këtë rast, gazeta mëson se shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ia ka bllokuar menjëherë merkaton Feronikelit.

Feronikeli do ta nis edicionin e ri të shtunën (nesër) me një ndeshje ndaj Dritës së Gjilanit, por me shumë gjasë pa përforcimet e reja.

Futbollistët e rinjë që i janë bashkuar “Niklit” këtë verë janë Behar Maliqi, Berat Ahmeti, Dren Gashi, Alban Shabani, Azem Bejta, Lulzim Doshlaku, Qemail Elshani, Diar Prokshi, Endrit Kastrati, Granit Musa, Drilon Leku dhe Labinot Jashanica.

Por, të njejtit, duket se do të duhet të presin ende për lëvizjen e radhës të klubit nga Drenasi.

Ndryshe, Pnishi i ishte bashkuar Feronikelit në verën e vitit 2020, por pas mosmarrveshjeve të brendshme, ishte larguar nga klubi në fillim të vitit 2021.

Related posts

Projekt për rikonstruimin e linjës Nish-Preshevë-Maqedonia e Veriut

Xh M

Prej sot nxehje qendrore për shkupjanet

D V

Kosova U19 fillon grumbullimin, Ademi e Challandes i përcjellin stërvitjet

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More