Agjencia Zhurnal.mk.

Fieri, qyteti i dytë më i prekur, 30 % e tamponëve dalin pozitivë

Një nga qarqet më të prekura nga Covid është edhe Fieri. Pozitiviteti në këtë qark është 30%. Nga 290 tampon të kryer një ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv 78 persona.

 

Drejtori i njësisë vendore të Shëndetit Publik Fier, Ervin Hoxha tregon se rritja e rasteve ka ardhur si rezultat i festave të fundvitit, ku grumbullimet kanë qenë të shumta dhe masat anti-COVID nuk janë respektuar.

“Më shumë të prekur janë grupmoshat e reja, persona që kanë festuar natën e ndërrimit të viteve pa respektuar masat e duhura”, thotë ai.

Hoxha tregon se pjesa më e madhe e të prekurve janë të pavaksinuar.

“85% e të prekurve janë të pavaksinuar”, thotë Hoxha.

Drejtori i njësisë vendore të Shëndetit Publik në Fier i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohet dhe mos të neglizhojnë masat e vendosura nga Komiteti i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së Covid.

Related posts

Dosjen “184” dështon sërish seanca në Gjykatën e Dibrës

N E

Rindërtimi i spitalit pediatrik të Elbasanit, Rama: Punimet po ecin me ritme të larta

D V

Rama paralajmëron moslejimin e të pavaksinuarve në mjedise publike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More