Agjencia Zhurnal.mk.

Fiat njofton për pesë koncepte të reja drejt prodhimit

Fiat ka zbuluar pesë koncepte të reja të cilat do të prodhohen në vitet e ardhshme.

Formacioni i ri i prodhuesit italian të veturave u njoftua në një video nga vetë shefi ekzekutiv i Fiat dhe CMO i Stellantis Global, Olivier Francois.

Modeli i parë nga kjo linjë do të zbulohet në korrik të këtij viti, ndërsa një automjet i ri do të dalë në treg çdo vit deri në vitin 2027, shkruajnë mediat e huaja.

E para nga konceptet e reja është një veturë më e madhe se modeli aktual Panda.

Fiat thotë se ky model do të ofrohet me një mori sistemesh të ndryshme të fuqisë, ku përfshihen një instalim elektrik me bateri dhe motorë me djegie të brendshme.

Tjetri është një variant pickup. Fiat Strada është automjeti më i shitur në Brazil, andaj marka beson se mund ta përsërisë këtë sukses me pickup-in e ri.

Gjithashtu, është prezantuar edhe koncepti i një fastaback-u të madh i etiketuar si “trashëgimtar” i Fiat Fastback dhe Fiat Tipo.

“Fiat është një markë globale me 1.3 milion vetura të shitura vitin e kaluar dhe lidership solid në shumë pjesë të botës”, tha Francois, duke theksuar se prezantimi i serisë së re do të realizohet gjatë festimit të 125 vjetorit të markës.

Related posts

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

D V

Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

D V

Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky