Agjencia Zhurnal.mk.

FFM: Për shkak të lëndimit mungojnë Ristovski dhe Ethemi, ftesë për Bejtullain

Përfaqësuesja A e Maqedonisë nis sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të grupit 3 në Ligën e Kombeve kundër Gjeorgjisë (Tbilisi, 23 shtator) dhe Bullgarisë (Shkup, 26 shtator).

 

Për shkak lëndimit tashmë dihet se Darko Çurlinov nuk do të jetë në përfaqësuese për dy ndeshjet, por probleme shtesë për seleksionuesin e ekipit tonë më të mirë, Bllagoja Milevski, janë dy anulimet e reja për shkak të lëndimit. Në ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë do të mungojnë edhe kapiteni Stefan Ristovski dhe sulmuesi Valon Ethemi për shkak lëndimeve.

Bllagoj Milevski ka bërë një ftesë shtesë për Egzon Bejtullain. Futbollisti i Shkendijës nga Tetova do ti bashkohet ekipit përfaqësues në përgatitje dhe do të konkurojë për lojë për dy ndeshjet e ardhshme.

Sot në ora 17:30 në qendrën stërvitore “Petar Millpshevski”, përfaqësuesja e Maqedonisë ka stërvitjen e parë të përgatitjeve.

Ndërkohë që mga dita e sotme 19 shtator do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e fundit të futbollit të Maqedonisë nga grupi 3 në Ligën e Kombeve kundër Bullgarisë në Arenën “Todor Proeski” në Shkup që do të luhet më 26 shtator.

Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Bullgari do të organizohet ekskluzivisht përmes rrjetit të shitjes së MKTickets.

Related posts

Renato Sanches: Jam gati të largohem nga Lille në janar

D V

Mino Raiola fajëson Milanin pas vërshëllimave të tifozëve drejtuar Donnarummas

D V

U infektua me COVID-19, Messi reagon duke treguar gjendjen e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More