Agjencia Zhurnal.mk.

FFK ndihmon klubet e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë

Pas arritjes së marrëveshjes për të drejtat televizive për Superligë dhe Ligën e Parë si dhe finalizimin e marrëveshjes së sponzorizimit të Ligës së Parë, nga të hyrat e të cilave përfitojnë klubet e këtyre ligave, tani FFK do t’iu dalë në ndihmë edhe ekipeve në ligat tjera.

Këtë vit FFK do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjeve, duke i liruar nga pagesa të gjitha klubet e Ligës së dytë dhe të tretë, duke krijuar një fond të veçantë.

Ju kujtojmë se në Ligën e dytë janë 16 klube, derisa në të tretën mbi 30 sosh.

Federata e Futbollit të Kosovës do t’i ndihmojë klubet jo vetëm në periudha të veshtira sikurse kjo e pandemisë, por do të vazhdojë t’u qëndrojë afër gjithmonë, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Related posts

Vazhdojnë protestat para Qeverisë kundër propozimit francez

Xh M

Shehtanski: Në 2001 Maqedonia duhej të ndahet, sot do kishim shtet kombëtar

Xh M

Seancë e komisioneve për çështje evropiane, sistem politik dhe çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More