Agjencia Zhurnal.mk.

FFK fillon ciklin e ri të seminareve kundër dukurive negative në futboll

Seminaret e tilla janë pjesë e planprogramit të UEFA-së dhe secila federatë anëtare e saj është e obliguar të organizojë seminare ndërgjegjësimi së paku një herë në vit me të gjitha nivelet dhe kategoritë.

Këto seminare tashmë janë mbajtur në Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan derisa në ditët në vazhdim do të organizohen edhe në Prishtinë.

Gjatë këtyre seminareve zyrtari i FFK-së për integritet të garave ka ligjëruar para pjesëmarrësve se si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve, si dhe për mënyrën e zbulimit të disa rasteve kur kanë qenë të përfshirë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarë të klubeve, e të cilët janë identifikuar dhe janë përballur me drejtësinë.

Pjesëmarrësit e këtyre seminareve kanë ndjekur seminarin nëpërmjet video projektorit disa shembuj të ndryshëm që lidhën me trukimin e ndeshjeve, derisa më pas pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë përgjigjet në pyetësorin e krijuar nga UEFA dhe FFK.

Në fund, të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me fletushkën e re, e cila është hartuar bashkarishtë me zyrtarët profesional të UEFA-së, që përmban informacione koncize, duke përçuar porosi të qarta në lidhje me parandalimin dhe luftimin e trukimit të ndeshjeve.

Related posts

Banka Popullore: Treguesit makroekonomikë në përputhje me pritjet

D V

Në UT u promovua libri “E drejta ndërkombëtare private – pjesa e posaçme”

Z.H

Këshilli i ambasadorëve: Veprimet ushtarake në shekullin 21 janë të papranueshme dhe në kundërshtim m të drejtën ndërkombëtare, urgjentisht të ndalohet invazioni në Ukrainë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More