Agjencia Zhurnal.mk.

FFK del me sqarim për opinionin dhe futbollistët që veprojnë në Zvicër

FFK së fundmi është informuar se persona të paautorizuar kanë hapur uebfaqe me emrin dhe logon e FFK-së (ffk-kosova.ch), ku edhe kanë vendosur emrat e kinse Komitetit për Zvicër.

“I bëjmë me dije opinionit se i vetmi përfaqësues legjitim i FFK-së në Zvicër është Flamur Bunjaku, që njëherësh është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Të tjerët, emrat e të cilëve janë të përfshirë në këtë uebfaqe, disa prej tyre i njohim si bashkëatdhetarë, derisa të tjerët nuk i njohim fare. Jemi të bindur se ndonjë mashtrues i ka keqpërdorur emrat e tyre dhe mundohet që të përfitojë nga ky veprim, duke hyrë në kontakte me lojtarë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“FFK i bën thirrje personave të tillë që mos ta dëmtojnë imazhin e mirë të institucionit tonë me veprime të tilla të pamatura dhe mashtruese, e të distancohen nga ky veprim i papërgjegjshëm. Njëherësh i bëjmë thirrje të gjithë prindërve, futbollistëve dhe klubeve që t’i injorojnë njerëzit e tillë që shfaqen si menaxher apo skautë të FFK-së dhe të kontaktojnë vetëm me personat e autorizuar nga FFK”, përfundon sqarimi i FFK-së.

/Gazeta Olle/

Related posts

Nuhiu: Më gëzon forma e skuadrës time, kam besim të plotë se ata nesër do të zhvillojnë ndeshje të madhe

Redaksia

Pendarovski: Shkupi ende jeton me kujtimet nga tërmeti

Xh M

Oda ekonomike me grant nga FIZHT ka siguruar makineri për katër kompani me vlerë gjysmë milioni euro

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More