Agjencia Zhurnal.mk.

Feyenoord të kënaqur me mikpritjen në Prishtinë, fascinohen nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Gjiganti holandez Feyenoord ka zbarkuar në Kosovë, ku të enjten do të përballet me Dritën në kuadër të Ligës së Konferencës.

Skuadra holandez ka mbajtur stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku janë ndarë të kënaqur me atë që ofron ky impiant.

Ata kanë postuar video nga stadiumi, ndërsa nuk mungoi as “Mirëseardhja” në ekranet e stadiumit.

“Mirë se vini! Ky tekst ishte në ekran kur lojtarët dhe stafi (pas konferencës për shtyp të Arne Slot dhe Jens Toornstra) – hynë në stadiumin në Prishtinë për një stërvitje”, ka shkruar ueb faqja e klubit.

Trajneri Arne Slot e drejtoi stërvitjen në Stadiumi Fadil Vokrri, ku po përgatitet për debutimin e tij zyrtar si kryetrajner i Feyenoordit.

Related posts

Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit

Xh M

Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

D V

FA Cup konfirmon dy ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy