Agjencia Zhurnal.mk.

Fetahi: Jemi pro ndryshimeve kushtetuese, vazhdimisht kemi kërkuar heqjen e 20 përqindëshit

Shkup, 14 Prill – Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i ftuar në “Rruga drejt…” deklaron se subjekti i tij politik në vazhdimësi ka kërkuar heqjen e 20 përqindëshit, megjithatë sipas tij, kreu i VMRO-DPMNE-së, deklaratën e ka dhënë kokë më vete, pa mos u dakorduar me subjektet tjera politike. Fetai madje tha se është e domosdoshme që të bëhet zyrtarizmi i plotë i gjuhës shqipe edhe me kushtetutë

“Deklarata e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk ka qenë e koordinuar me forcat tjera politike, ai ka dal me këtë propozim kokë më vete, pa koordinim paraprak dhe më duket jo krejt pa qëllimshëm përzihen koncepte politike dhe çështje që realisht nuk duhet të futen në një pako. Ne vazhdimisht e kemi thënë që Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut duhet të hapet, duhet të miratohet një kushtetutë e re, më moderne e cila është në përputhje me vullnetin e bashkësive që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me realitetet socio-ekonomike që i kemi tani pas regjistrimit të ri, dhe në përgjithësi sipas platformës sonë politike ne kërkojmë që kushtetuta e re të definoj shtetin si shtet i barabart i dy bashkësive më të mëdha që jetojnë në këtë vend”, tha Arben Fetai, ASH.

Related posts

Pa energji elektrike nesër do të jetë një pjesë e Komunës Gjorçe Petrov

Xh M

Mbrojtja e gazetarëve nuk është prioritet për deputetët

I.A

Shpërthime të fuqishme në Kiev, i pari i kryeqytetit ukrainas thotë se ndodhën brenda pak minutave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More