Një karrierë që nisi në qytetin e tij të lindjes, Mitrovicën, e u mbyllë pikërisht aty.
18 vite më parë debutoi me Trepçën ‘89, duke lënë të kuptohej që një mbrojtës i ri, shumë luftarak po rritej me ngjyrat gjelbërt e zi.
Fetah Ibrahimi, qëndroi për tri vite te 89-shi, duke qenë i padiskutueshëm në pozitën e tij.
Me “minatorët”, mbërrijti deri në finale të Kupës, para se të largohej nga “Riza Lushta”.
“Gërmimi” i tij për trofe, vazhdoi në të njëjtin qytet pak kilometra nga aty.
Synimi doli të jetë i suksesshëm vetëm në vitin e tij të dytë te Trepça.
Me këtë skuadër ai fitoi dy titujt, atë të kampionit të Kosovës dhe Superkupës.
Pa dyshim në këtë sukses madhështor të “xehëtarëve”, rol kyq pati Ibrahimi, i cili me depërtimet e tij “shpërhtyese” nga krahët dhe këmbëngulsinë në mbrojtje, qe njëri nga më meritorët.
Me Trepçën u shpallë kampion edhe në Ligën e Parë të Kosovës, në vitin 2015.
Vec dy skuadrave mitrovicase, mbrojtësi i krahut të djathtë, ishte pjesë e Drenicës dhe Vushtrrisë.
Pak vite para se të përshëndetej me futbollin, ai fitoi çmimin si “Futbollisti i vitit 2018” në Mitrovicë.
Fetah Ibrahimi, u pensionua në ndeshjen e fundit të edicionit 2021/22, në Ligën e Parë, para publikut vendës me fanellen e Trepçës, ku u nderua nga klubi dhe morri duartrokitjet e merituara për karrierën e tij të gjatë në futbollin kosovar.
36-vjeçari gjithmonë do të mbahet në mend si një prej futbollistëve më “fairplay” dhe fjalëpak, duke lënë fushën e blertë të bëjë “zë” për cilësitë e tij prej një mbrojtësi me karakter fitues. /Gazeta Olle/