Agjencia Zhurnal.mk.

Festë në kohë pandemie, qytetarët në Shqipëri kremtojnë sot Krishtlindjen

Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit.

Kështu, në respektim të masave dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes Kisha e  Shën Gjergjit ka pritur besimtarët të cilët kanë ndjekur meshën e mbajtur me këtë rast për lindjen e Jezu Krishtit birit të perëndisë.

Hirësia e tij Metropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komuniteti ka përcjellë urimin Gëzuar Krishtlindjen për më tepër mirësi dhe mbarësi në çdo familje të besimtarëve.

Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet. Lindja e Jezu Krishtit birit të perëndisë simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun për të cilën ai erdhi mes nesh. Dhe kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në tokë në  të gjithë njerëzimin. /Tch/

Related posts

Rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale

Xh M

Edi Rama: Vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për studentët

N E

Rritja e rasteve të reja në Shqipëri, Manastirliu: Gati spitali COVID-3

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More