Agjencia Zhurnal.mk.

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit shpalos masat: Strukturat në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve, natën e ndërrimit të viteve s’ka orë policore

Policia e Shtetit ka shpalosur masat që priten të ndërmerren në gjatë ditëve të fundit të vitit.

 

Zv. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, ka komunikuar se të gjitha strukturat do të jenë në gatishmëri për ruajtjen e pronës së qytetarëve, sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimine ngjarjeve kriminale, monitorimin e qarkullimit të automjeteve, krijim të lehtësirash në pikat kufitare, si dhe shtim i kontrolleve për subjekte që tregtojnë fishekzjarrë.

“Policia e Shtetit synon që nëpërmjet këtyre masave, festat e fundvitit t’u japin kënaqësinë të gjithë qytetarëve për të gëzuar dhe festuar dhe që ato të mos zbehen nga episode të paligjshmërisë, nga cenime të rendit publik.

Në këtë kuadër, theksoj se masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore.

Në këtë drejtim, në emër të Policisë së Shtetit kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fishekzjarrëve”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Postimi i Policisë së Shtetit:

“Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit e ka vlerësuar si shumë të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave me detyra për strukturat në nivel qendror dhe ato vendor, ndërsa çdo strukturë vendore ka hartuar planin e saj të masave, dokumente në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për të gjitha strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:

• Rritja e sigurisë së jetës, ruajtja e pronës së qytetarëve dhe sigurimi i objekteve të rëndësishme, duke shtuar prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar si Festën e Krishtlindjes, ashtu edhe atë të Vitit të Ri;

• Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre shtetasve që kthehen për të festuar në vendin tonë, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambientet që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale;

• Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë, në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave policore, por edhe bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, si dhe me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore;

• Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetase, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;

• Krijimi i lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, brenda kuadrit rregullator, në rast se do ketë fluks në hyrje, duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare;

• Shtimi i kontrollit të automjeteve, në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufirin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët e strukturave kufitare fqinje apo ato ndërkombëtare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;

• Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese. Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara, të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët, me qëllim që të parandalohen situata që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, për shtetasit që mbajnë armë zjarri pa leje, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.

Policia e Shtetit synon që nëpërmjet këtyre masave, festat e fundvitit t’u japin kënaqësinë të gjithë qytetarëve për të gëzuar dhe festuar dhe që ato të mos zbehen nga episode të paligjshmërisë, nga cenime të rendit publik.

Në këtë kuadër, theksoj se masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore.

Në këtë drejtim, në emër të Policisë së Shtetit kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fishekzjarrëve.

Të gjithë qytetarët duhet të festojnë në shtëpi pranë familjeve të tyre dhe të ndihmojnë Policinë, duke respektuar masat kufizues ANTICOVID, si dhe duke denoncuar çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe uron të gjithë qytetarët: Gëzuar festat, shëndet, mbarësi dhe sa më shumë besim e bashkëpunim të ndërsjellë përgjatë vitit 2022, për të mirën tonë të përbashkët.

Related posts

Demokratët në Fier votojnë për shkarkimin e Bashës, Luan Baçi: Pritet një pjesëmarrje deri në 80% të anëtarësisë

Redaksia

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë mjeku i njohur onkolog, vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare

D V

Tetë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit/ 7,756 të infektuar aktivë në vend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More