Agjencia Zhurnal.mk.

Ferrari zbulon veturën familjare, Purosangue lëvizë me shpejtësi maksimale prej 310 km/h – ka hapësirë të mjaftueshme për katër persona

Ferrari më në fund ka prezantuar Purosangue – një veturë me performanca të lata – që bën tërheqje me të katër rrotat, ka katër ulëse, katër dyer dhe hapësirë të mjaftueshme për pasagjerët.

 

Atë e vë në lëvizje motori 6.5 litërsh V12 që prodhon 725 kuaj-fuqi dhe kushton 400 mijë dollarë.

Mjaftojnë vetëm 3.3 sekonda që ta arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra, kurse nga 0-200 për 10.6 sekonda.

Kjo veturë sportive ka shpejtësinë maksimale të kufizuar në mënyrë elektronike në 310 kilometra në orë.

Me këtë veturë, Ferrari mëton të futet në botën e veturave me shpejtësi të madhe SUV që synon familjet me xhepa të thellë dhe që janë të dhënë pas mjeteve të ngjashme motorike si Bentley Bentayga, Lamborghini Urus dhe Aston Martin DBX – pavarësisht se është dy herë më i shtrenjtë sesa këta rivalë.

Related posts

BMW zbulon sekretin, M8 i parë ishte prodhuar në vitin 1990

Lea Muslija

Nëndetëse luksoze elektrike e dizajnuar për ahengje në ujë

D V

Lamborghini ka arrit të prodhoi 15 mijë copë vetura Urus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More