Agjencia Zhurnal.mk.

Feronikeli kërkon lojtarin e 12-të ndaj Ballkanit: Klubit i nevojitet mbështetja juaj, t’i përkrahim ata që na dhuruan shumë trofe

Feronikeli në xhiron e 16-të luan si vendas ndaj skuadrës nga Suhareka, Ballkani.

Bardhegjelbërit me portokallinjët do të luajnë të dielën (28 nëntor) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:00.

Të besuarit e Faruk Elshanit gjenden në pozitë të palakmushme, teksa zë vendin e fundit në Superligë me dhjetë pikë në 15-të xhiro. Industrialistët në duelin me Ballkanin kërkojnë nga tifozët të jenë të pranishëm dhe t’i përkrahin djemtë edhe në vështirësitë të cilat gjenden në klubin e Feronikelit.

“Çdo ditë e më tepër, klubit i nevojitet përkrahja juaj, prandaj të dielën, ju ftojmë të gjithëve në stadium për të përkrahur skuadrën e Feronikelit, në ndeshjen ndaj Ballkanit. Takimi zhvillohet ditën e diel, më 28 nëntor 2021, me fillim prej orës 13:00. Ti përkrahim edhe në ditë të vështira, ata që na dhuruan shumë gëzime e shumë trofe”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Related posts

Fazliji: Duam të shkojmë në Belfast me synimin për të dhënë maksimumin

Redaksia

Kanabisi – Në programin qeveritar të Kovaçevskit

D V

Bodrume të vërshuara, derdhje e ujërave të zeza dhe rrugë të dëmtuara në Kavadar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More