Agjencia Zhurnal.mk.

Fero arrestohet nga Policia e Kosovës, pas përleshjes me Jetmir Agaj

Gjatë ditës së sotme u raportua për një përleshje në mes të reperit Fero dhe producentit të njohur, Jetmir Agaj.

 

Dyshohet se bashkë me truprojën e tij, Feronit Shabanaj (emri i vërtetë) ka sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj në studion e tij muzikore në lagjen Dragodan në Prishtinë.

Pas këtij incidenti, Fero bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa sipas burimeve të gazetës Sinjali, ata janë arrestuar par pak çastesh nga Njësia Speciale e Policisë.

Ndërkohë, edhe Agaj menjëherë pas përleshjes në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar në stacionin policor.

Foto: Jetmir Agaj

Related posts

Met Gala 2021: Gjithçka që duhet të dini përpara natës më të madhe të modës

D V

Rita Ora poston foto duke qarë, tregon arsyen pse u emocionua aq shumë

D V

Fansat janë të bindur se Noizy dhe Mozzik i bënë “diss” reperit të njohur në projektin e ri muzikor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More