Agjencia Zhurnal.mk.

Ferizaj nga një skuadër buzë humnerës – sot në maja, trajneri Morina paralajmëron ende risi

Ferizaj përkundër peshës së madhe që ka në futbollin kosovar, duke e ditur edhe traditën e saj, pothuaj asnjëherë nuk i preku majat e futbollit aty ku edhe e meriton. Kjo për shkak të problemeve të vazhdueshme organizative – financiare që paraqiteshin te kjo skuadër.

Ndonëse kishte momente të mira, ajo nuk e mbante shumë ritëm dhe pas një kohe të shkurtër shfaqeshin probleme të mëdha që e vinin në dilemë edhe ekzistencën e saj. Megjithatë, tash situata duket ndryshe. Ferizaj ka një kryesi të re dhe po duket shumë e organizuara, derisa për rezultate në fushë po përkujdeset trajneri i mirënjohur Arbnor Morina.

Fal punës së madhe të Morinës, sot Ferizaj është në pozitën e dytë në tabelë në Ligën e Parë dhe më të drejtë vlerësohet si kandidati kryesor për rikthim në elitë.

Morina në një bisedë për Demokracia.com, ka folur për risitë dhe punën që ka po bëhet aty, derisa për detajet ka thënë se do të jetë fusha ajo që do t’i tregojë. Gjithsesi, ai beson se edhe në pranverë do ta mbajnë këtë ritëm të mirë.

“E para, nuk kemi presion te titullit. Synimi ynë dhe puna është e fokusuar që ta stabilizojmë ekipin sa më mirë. Serioziteti i njerëzve që e udhëheqin klubin dhe puna që po e bëjmë me lojtarët ka qenë determinante”, ka thënë fillimisht Morina, i cili po beson shumë se këtë ritëm do ta mbajnë edhe në pjesën e dytë të sezonit, atëherë kur kampionati nxehet maksimalisht.

“Ne do të vazhdojmë me ritmin e njëjtë të punës. Sa i përket risive, kemi inkuadruar 6 juniorë në ekipin e parë. Sipas nevojës do të shohim të marrim edhe ndonjë lojtarë por jo shumë”, ka vlerësuar tekniku prishtinas i Ferizajt.

“Puna dhe përkushtimi që e kanë treguar lojtarët, jep shpresë për rrugëtim pozitiv edhe me tej. Njëkohësisht jemi të lumtur që edhe publiku është kthyer në numër të madh dhe ai do të jetë një ndihmesë e madhe për ne”, ka përfunduar Morina.

Të kujtojmë Ferizaj garon  në Ligën e Parë Grupi B, derisa vjeshtën e ka mbyllur në pozitën e dytë me 25 pikë, vetëm një më pak sesa vendi I parë që është Vushtrria dhe pikërisht kjo skuadër shihet si rivali më I madh i ferizajasve për pozitën e parë në tabelë.

Related posts

Për momentin po bëhen llogaritjet për çmimin e rrymës nga 1 janari, nuk priten shtrenjtime të mëdha

Z.H

LSDM hedh akuza ndaj Arsovskës: Shkurton projektet për fëmijët në rrezik social

Xh M

Mariçiq: BE-ja duhet të bëjë plan të qartë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More