Agjencia Zhurnal.mk.

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Shkup, 4 dhjetor – Drejtori i inspektoratit shtetëror të arsimit Halit Ferati ka theksuar se personat që organizojnë protesta në Çashkë i njeh personalisht dhe se pas tyre qëndrojnë VMRO-DPMNE dhe LEVICA duke specifikuar se njëri nga organizatorët është shoferi i kryetarit të komunës.

“Edhe për kundër protestave disa ditore nga ana e palës maqedonase kundër paraleles shqipe asnjë reagim nuk ka ndodhur nga ana e opozitës për të mbështetur ministrin Shaqiri dhe për të akuzuar VMRO dhe Levicën për nxitje të urejtjes ndëretnike dhe shkeljen e së drejtës së garantuar me kushtetutë”, theksoi Ferati.

Ai në edicionin qëndror të lajmeve në Alsat ka kërkuar nga MPB të reagoj dhe të bëj punën e saj pasi njëri nga organizatorët e protestës në Çashkë është një pjesëtar i policisë.

Sipas Feratit, policia duhet të jetë shembull dhe jo nxitës i urejtjes ndëretnike dhe shkelës i ligjeve dhe kushtetutës.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy