Agjencia Zhurnal.mk.

Fenerbahce dërgon skautë në Ballkan, ata po përcjellin edhe Superligën e Kosovës

Gjiganti turk, Fenerbahce ka marrë një iniciativë shumë interesante për transferimin e lojtarëve të rinj.

Verdhekaltërtit kanë filluar të kërkojnë lojtarë të rinj nga vendet e Ballkanit, pasi kosto e tyre është edhe më e ulët.

Mediat turke kanë raportuar se drejtuesit e Fenerbahces kanë dërguar skaut të tyre në vendet si Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Hungaria.

E gjitha kjo pasi lojtarët nga këto shtete si Eljif Elmas, Vedat Muriqi apo Attila Szalai kanë shkëlqyer në momentin e transferimit tek gjiganti turk.

Gjithmonë sipas mediave turke, skautët e gjigantit turk ndodhen në këto shtete ku janë tu përcjellë futbollistë të ndryshëm dhe pritet që në janar të bëjnë hapin e radhës për transferimin e ndonjërit.

Skautët e Fenerit kanë përcjellë disa ndeshje në futbollin kosovar, por pritet t’i shikojnë edhe të tjera deri në fund të sezonit vjeshtor.

Kujtojmë që Vedat Muriqi kishte shkëlqyer për një edicion te Fenerbahce ku pastaj bëri transferimin e madh te Lazio për një shumë rreth 20 milionë euro.

Paraqitje shumë të mira kishte edhe Eljif Elmas para se të transferohet te Napoli, ndërsa tani mbrojtësi hungarez Attila Szalai është ndër talentet më premtues në Evropë.

Aktualisht pjesë e klubit të madh turk është edhe sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha që iu bashkua atyre nga Red Bull Salzburg. /Telegrafi/

Related posts

A do rikthehen masat? Nesër diskuton KSI

Xh M

Kovaçevski: Qeveria nuk ka pranuar asnjë propozim francez, por edhe nëse pranon kemi kushte

Z.H

Çmimi i vajit në Maqedoni nuk do të jetë më shumë se 110 denarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More