Agjencia Zhurnal.mk.

FC Shkupi shkatërron Bregallnicën me rezultat 5:0

Ekipi i FC Shkupi pasditën e sotme është ndeshur me Bregallnica Shtip, në kuadër të javës së 12 të ligës së parë të Maqedonisë.

 

Ekipi bardh e blu shënoi fitore të pa pritur e të thellë ndaj ekipit nga Shtipi, dhe atë me rezultat 5 me 0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:0 për ekipin vendas, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë për të vulosur fitoren dhe për të përfocuar vendin e parë në tabelë.

Golat u shënuan nga Cvetanovski (2), nga Rwatubaye, Adetunji dhe Alvarez.

Kështu, FC Shkupi ka përforcuar edhe më tepër pozitën e parë në tabelë me gjithsej 29 pikë të grumbulluara. Pas tyre qëndron Renova me 21 pikë por me një ndeshje më pak.//Zhurnal.mk

Related posts

Vidal dhe Correa në ekipin e Interit për ndeshjen kundër Shakhtarit

D V

Përfundoi me sukses Turneu Ndërkombëtar i Volejbollit në Rërë i organizuar nga Universiteti i Tetovës

D V

Chiellini: Juve kanë nevojë për kohë, por nuk ka durim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More