Prishtina ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me trajnerin e ri, i cili do ta zëvendësojë Zekirija Ramadanin.
Klubi më i madh në Kosovë ka vendosur që t’ia besojë punën trajnerit të mirënjohur nga Bosnje Hercegovina, Abdulah Ibrakoviq.
Ardhja e trajnerit boshnjak te FC Prishtina, ka bërë jehonë të madhe edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.
‘Ibrakoviq ka një klub të ri, ai po largohet nga Austria. Ibrakoviq do të marrë Prishtinën nga Kosova’ – thuhet në fillim të artikullit të publikuar nga ‘reprezentacija.ba’.
‘Abdulah Ibrakoviq u largua nga Kapfenberg, Austri, dhe nënshkroi një marrëveshje me Prishtinën, Kosovë’.
Ibrakoviq mori Kapfenbergun në gusht të vitit të kaluar dhe drejtoi ekipin në 51 ndeshje.
Ai ka shënuar 19 fitore, shtatë barazime dhe 25 humbje.
Ai ka nënshkruar kontratë të re me Prishtinën, e cila është në vendin e gjashtë pas 13 xhirove të Superligës së Kosovës.