Agjencia Zhurnal.mk.

FC Prishtina mban Kuvendin Zgjedhor më 26 qershor

Problemeve të thella financiare te FC Prishtina pritet t’iu vije fundi në fund të këtij muaji.

Demokracia.com mëson se Kuvendi Zgjedhor i shumëkërkuar do të mbahet më 26 qershor.

Siç mëson portali nga burime brenda klubit kryeqytetas, në Kuvendin e 26 qershorit do të bisedohet për zgjidhjen e problemeve si dhe zgjedhja e kryetarit të ri.

Një nga problemet kryesore të klubit më të madh të futbollit kosovar janë borxhet e shumta ndaj futbollistëve.

Aktualisht klubi më i trofeshëm në vend ka borxh mbi 1 milion euro, ndërsa ndodhet pa kryetrajner si dhe disa nga lojtarët që tanimë janë larguar.

Presidenti i klubit, Remzi Ejupi dhe aksionari më i madh, Rrahman Haradini vazhdimisht e kanë hedhur fajin te njëri-tjetri për gjendjen e krijuar në klub, me këtë të fundit që ka kërkuar mbajtjen sa më të shpejt të Kuvendit.

Related posts

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky