Agjencia Zhurnal.mk.

FC Drita, shumë herët “befasohet”’ dhe përshëndetet nga garat për Kupën e Kosovës

Ndonëse  vlerësohej favorit, FC Drita e Gjilanit u befasua sot nga KF Liria e Prizrenit, nga e cila skuadër pësoi humbje 1 – 2, në 1/16 e Kupës së Kosovës.

 

Kështu skuadra bardhekaltër, akoma pa e filluar mirë, e përfundoi aventurën e saj në këtë kompeticion garues, duke zhgënjyer kështu adhuruesit e saj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Është pritur që skuadra e Dritës (e cila në garën e Superligës, në këto 17 xhiro të luajtura deri më tani, ndodhet në pozitën e parë të tabelës), ta kalojë më lehtësi këtë xhiro, të Kupës së Kosovës, por se futbolli  i ka përbrenda saj edhe këto zhvillime befasuese dhe se për një gjë të tillë, kësaj here u përkujdes skuadra e Lirisë e cila e eliminoi Dritën.

Fokusi i Dritës tani duhet të jetë krejtësisht në Garën e Superilgës, ku atje nuk duhet lejuar performanca të tilla dhe duhet marrë masa, në të kundërtën, nëse Liria ia arriti ta “ shokon” Dritën, në garën për kupë, ekipet e Superligës, mund t’ia “terrojnë” fare.

Sidoqoftë, mbetet të shihet  se cili do të jetë reagimi i klubit që objektivat që ia kanë vendosur vetes, e që pretendohen të jenë ato më të lartat,  edhe të arrihen, përndryshe, “serioziteti” i treguar në lojën  me Lirinë, nëse u përsëritët edhe në garat për pikë, në ndeshjet e Superligës, mund t’ia rrezikojnë realizimin e objektivave që i ka klubi, e sidomos, titullarin “Kampion i Kosovës”.

Related posts

Fjalimi i trajnerit të Arabisë në zhveshtore: Pse nuk nxirni telefonin të bëni foto me Messin? (Video)

Z.H

Borussia Moenchengladbach e shkatërron Bayern Munichun, ia shënon pesë gola dhe i eliminon nga DFB Pokal

D V

Meçi i radhës i Floyd Mayweather do të ketë vetëm 20 tifozë të pranishëm, biletat do të kenë çmim marramendës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More