Agjencia Zhurnal.mk.

FC Drita pjesëmarrëse në “ECA 27th General Assembly 2022”

FC Drita po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Klube, i cili po mbahet për herë të 27-të në Vjenë të Austrisë.
Në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë përfaqësuesit e mbi 240 klubeve evropiane, ndërsa për dy ditë (28 – 29 Mars) po diskutohet për strategjitë në ngritje, riparim dhe forcim të futbollit evropian.
Në hapje të Asamblesë, kryetari i ECA-së, Nasser Al-Khelaifi paraqiti strategjinë e ECA-së për të ardhmen e klubeve evropiane mbi pesë prioritetet e zhvillimit të futbollit evropian: Stabilitet financiar urgjent në futbollin evropian, ndërtimi i marrëdhënieve më të forta me ECA, krijimi i përfitimeve të anëtarëve të ECA, diversiteti, përfshirja e pasqyrimi i të gjithë Evropës dhe fryma dhe vlerat e rinovuara të ECA-s.
Asambleja e Përgjithshme është organi suprem i ECA-s (European Club Association), kurse Drita është anëtare e ECA-s nga viti 2019, me të drejtë vote për vendimet në bordin ekzekutiv dhe buxhetin financiar të këtij asociacioni.

Related posts

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

D V

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy