Klubi i Dritës ka njoftuar se sonte do të nisen drejt Turqisë për përgatitjet parasezonale.
Gjatë qëndrimit atje, gjilanasit do t’i zhvillojnë katër ndeshje miqësore, shkruan Gazeta Olle.
Skuadra e Nuhiut do të qëndrojë në Turqi deri më 31 janar.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Klubi ynë, FC DRITA niset sonte për në Turqi
Klubi ynë do të udhëtojë drejt Turqisë për përgatitje parasezonale.
Në kuadër të kësaj faze përgatitore 17 – 31 janar, FC DRITA do të zhvillojë 4 ndeshje miqësore.
FC DRITA⬜🟦
/Gazeta Olle/